Conte përfundimisht hedh poshtë Real Madridin

Ish trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka zbuluar detaje interesante rreth të ardhmes së tij.

Sport

12/11/2018 16:59

Emri i italianit ka qenë më i përmenduri në lidhje me stolin e Real Madrid, që nga kriza e madhe  që skuadra e kaloi me Julen Lopeteguin.

Fillimisht thuhej se palët kishin arritur një akord me njëra tjetrën, por ishte Chelsea që pengonte kalimin e Contes në Madrid.

Së fundmi, vet trajneri ka thënë se nuk planifikon të drejtojë ndonjë skuadër para qershorit.

“Real Madrid? Sipas meje, është mirë të pres deri në fund të sezonit, pastaj të marr drejtimin e ndonjë skuadre” ka thënë tekniku italian për “Sky Sports”, shkruan lajmi.net.

“Dua të pres deri në qershor, pastaj të filloj me një projekt të ri. Në tre muaj mund ta ndryshoj mendjen dhe të hedh poshtë gjitha këto, por gjithmonë kam menduar kështu” ka vazhduar Conte.

Italiani gjithashtu ka bërë të ditur një fakt interesant kur ka thënë se do të ndihej më mirë po të rikthehej në Itali, duke lënë kështu në pikëpyetje të ardhmen e tij. /Lajmi.net/