Conte: Morata dhe vajza ime…

Me golin e parë të ndeshjes, që u shënua që në minutën e 2-të, ndeshja e Çelsit ndaj Stok Sitit kaloi e gjitha në dishezë për skuadrën e Antonio Kontes.

Sport

24/09/2017 15:09

Goli i dytë i Pedros arkivoi takimin me “Blutë” që dhuruan një tjetër sfidë spektakolare, si në aspektin e lojës, ashtu edhe në atë të golave, duke e përfunduar takimin me një fitore 0-4.

Shumë i lumtur, tekniku italian Konte, i cili foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes ndaj Stok. Në fjalën e tij, ish-trajneri i Juventusit u shpreh: “Rezultati i gjerë jep tjetër ide për takimin. Goli në minutat e para na e lehtësoi shumë punë, por në një fushë si e Stok është shumë e vështirë të fitosh.

alvaro-morata

U munduam të kontrollojmë lojën, duke tentuar të gabojmë sa më pak. Mendoj se skuadra ime u paraqit mirë dhe se fitorja është më se e merituar. E përsëris, tri pikët këtu (në Stok) nuk do të jenë të lehta për t’u arritur nga asnjë ekip”. Pas zbarkimit të Diego Kostës në Madrid, tek Atletiko, Morata bëhet zyrtarisht heroi i “Bluve”.

Ishte spanjolli që me tripletën e tij, ndihmoi Çelsin të fitonte 4-0 ndaj Stok Sitit. Në fund të ndeshjes, teksa lavdëroi paraqitjen e të tijve, trajneri Konte u ndal tek Alvaro Morata. Duke u shprehur me superlativa, italiani bëri edhe një kompliment personal për sulmuesin e ardhur nga Reali i Madridit, teksa u shpreh:

“Morata është një futbollist fantastik, me afrimin e tij kemi bërë një investim të mirë. Ai është një sulmues i kompletuar dhe e kupton lehtë se çfarë duhet të bëjë në fushë.

Mund të rritet akoma më shumë, por duhet të vazhdojë të stërvitet në këtë mënyrë. Jam i bindur që e pret një ardhme e shkëlqyer. Edhe jashtë fushe ka një sjellje ekzemplare, është nga ata djem që do dëshiroje t’i jepje vajzën për grua”.