Conte merr një lajm të keq nga Juventus

Juventus refuzon shitjen e Alex Sandros te "Blues" të drejtuar nga Conte, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

09/01/2018 12:03

Antonio Conte ka marrë një lajm të keq nga ish skuadra e tij, Juventus.

Mediat italiane raportojnë se “Bianconerët” kanë nxjerrë nga shitja mbrojtësin Alex Sandro.

Ylli brazilian kërkohej nga Chelsea edhe para fillimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Por, Juventus refuzon shitjen e tij te “Blues” të drejtuar nga Conte, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Për ta marrë brazilianin nën urdhërat e tij, Conte duhet të presë së paku deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/