Conte lavdëron Wengerin, thotë se duhet të qëndrojë te Arsenali

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka lavdëruar punën e Arsene Wengerit te Arsenali.

Sport

26/05/2017 16:40

Conte nesër me fillim nga ora 18:30, do të përballet me Arsenalin dhe Arsene Wengerin, në ndeshje finale të FA Cup, në stadiumin kombëtar ‘Wembley’.

Në konferencën për shtyp italiani ka ngritur në qiell Wengerit, duke i thurur lavde punës së tij te Arsenal, e duke shtuar në fund se ai e meriton të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në edicionin tjetër.

“E njoh mirë Arsene Wengerin, ka bërë punë të mirë në FA Cup dhe ka fituar shumë tituj”, ka deklaruar fillimisht Conte, përcjell lajmi.net

“Unë kurrë nuk e kam  fituar këtë trofe, dhe nesër si unë ashtu edhe skuadra ime kemi një mundësi të mirë për ta fituar”.

“Por unë nuk mendoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Wengerit për Arsenalit. Ai e meriton të vazhdojë të punojë në këtë skuadër.  Ka bërë punë fantastike, dhe vetëm këtë sezon nuk ka arritur të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar trajneri italian i Chelsea./Lajmi.net/