Conte largon pesë yje nga Chelsea

Pas dy humbjeve nga Liverpooli dhe Arsenali, Antonio Conte ka vendosur të bëj disa ndryshime te Chelsea.

Merkato

30/09/2016 00:00

Italiani po mendon largimin e disa pesë lojtarëve nga klubi.

Sipas gazetës The Times, Nemanja Matiq, Oscar, Branislav Ivanoviq dhe Gary Cahill janë në listën e lojtarëve që do të largohen në muajin janar, ndërsa atyre mund t’u shtohet edhe Cesc Fabregas.

Conte ka marrë edhe përkrahjen e Roman Abramovich i cili po ashtu nuk është i kënaqur me rezultatet e ekipit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.