Conte: Ky futbollist i Chelseat do të mungojë ndaj Barcelonës

Tiemoue Bakayoko do të mungojë në duelin ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/02/2018 14:00

Antonio Conte ka bërë të ditur se Tiemoue Bakayoko do të mungojë në duelin ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Menaxheri i Chelseat prapë pret rikthimin e Marcos Alonsos.

“Po, Alonso do të jetë i gatshëm”, tha Conte. “Nuk mendoj se Bakayoko mund të luajë, por Alonso është gati për të luajtur”, u shpreh Conte. /Lajmi.net/