Conte: Këtë sulmues ëndërroj ta kem te Chelsea (FOTO)

Harry Kane është ëndrra e trajnerit të Chelsea, Antonio Conte.

Sport

27/07/2017 16:16

Trajneri italian në një intervistë dhënë së fundi për mediet në Angli, ka deklaruar se sulmuesi i Tottenhamit, është sulmuesi më i mirë në Premierligë.

Conte ka shkuar aq larg, duke thënë se Kane është sulmuesi që do të dëshironte ta shihte në skuadrën e tij.

“Kane është sulmuesi më i mirë në Premierligë, do të doja ta kem në skuadër, por çmimi i tij është 100 milionë euro”, ka deklaruar Conte./Lajmi.net/