Conte kërkon dy futbollistë të Juventusit në Chelsea

Antonio Conte është i interesuar për transferimin e dy futbollistëve të Juventusit në Chelsea.

Merkato

26/02/2016 11:09

Antonio Conte do të emërohet menaxher i ri i Chelseas.

Selektori i Italisë do të largohet nga detyra pas Euro 2016 për të marrë drejtimin e gjigantit londinez, raportojnë mediat italiane.

Kurse, ai tashmë ka filluar të mendojë për përforcimet që do t’i sjellë në Stamford Bridge.

Conte është i interesuar për angazhimin e dy futbollistëve nga ish skuadra e tij, Juventus, përcjell “Lajmi.net”.

Conte dëshiron dyshen Leonardo Bonucci dhe Paul Pogba.