Conte ka refuzuar ofertën më emocionale në karrierën e tij

Boca Juniors i ka prezantuar një ofertë Antonio Conte, por është hedhur poshtë nga trajneri italian, me arsyetimin se nuk dëshiron të largohet nga Evropa.

Sport

18/12/2018 20:57

Sipas Tys Sports, Conte ka refuzuar mundësinë që të zëvendësojë të larguarin Guillermo Barros Schelotto, përcjell ‘lajmi.net’.

Finalistët e Copa Libertadores i kanë bërë një propozim Antonio Contes, i cili menjëherë është hedhur poshtë nga ish trajneri i Chelsea, që nuk është i përgatitur për një kalim në Argjentinë.

Në rast kalimi te Boca Juniors, Conte do të ribashkohej me Carlos Tevez, me të cilin ka fituar një titull të Serie A me skuadrën e Juventusit në vitin 2014.

Conte është ende në kontratë me Chelsean, dhe tani është i lidhur me një kalim te Manchester United, pas shkarkimit të Jose Mourinhos./Lajmi.net/