Conte injoron Mourinhon

Antonio Conte ka folur edhe një herë rreth Jose Mourinhos.

Sport

25/10/2016 18:51

Trajneri italian është përgjigjur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj West Hamit, për akuzën e teknikut të Manchester Unitedit.

“Mund të shihni nga e kaluara ime se si i kam përjetuar ndeshjet në stol. Unë dua t’iu qëndroj afër lojtarëve dhe t’i ndihmoj ata. Gjithmonë tregoj respekt për kundërshtarin”, deklaroi Conte, përcjellë “Lajmi.net”.

Mourinho e kishte akuzuar italianin për “festën e tepruar” kur rezultati ishte 4:0, duke theksuar që Conte deshi ta turpërojë atë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.