Conte gëzon tifozët e Chelsea

Eden Hazard do të mbetet te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm.

Sport

04/08/2017 17:30

Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës londineze, Antonio Conte, në prag të ndeshjes për Superkupën e Anglisë ndaj Arsenalit.

“Hazard është i lumtur dhe do të qëndrojë me ne”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se të dielën me fillim nga ora 15:00, Arsenali dhe Chelsea do të kërkojnë trofeun e parë këtë sezon, kur në ‘Wembley’ do të luajnë finalen e Superkupës./Lajmi.net/