Conte flet për transferimin e mundshëm të Hazard te Barcelona

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte, ka bërë të ditur se Eden Hazard do të qëndrojë te kampioni anglez dhe se nuk do të shkojë te Barcelona.

Sport

05/08/2017 18:01

Largimi i Neymar nga Barcelona kur po afrohet kampanja 2017-2018, e ka lënë Barcelonën në vështirësi, e cila po kërkon një zëvendësim të tij, dhe nga emrat e përfolur janë Philippe Coutinho, Kylian Mbappe dhe tani Hazard.

Por, Conte insiston që belgu, i cili nuk do të luajë në finalen e Community Shield ndaj Arsenalit, nuk është në shitje.

“Mendoj që këto janë spekulime, dhe Eden është shumë i lumtur që të qëndrojë me ne, të luajë me Chelsean dhe të rikuperohet nga lëndimi, dhe ta fillojë stinorin me ne”, tha Conte.