Conte flet pas fitores sensacionale te Chelsea

Antonio Conte është deklaruar shumë i lumtur pas fitores së parë te Chelsea në Premierligë.

Sport

20/08/2017 20:35

Kampionët mposhtën në udhëtim Tottenham 1:2, me dy golat e shënuara nga Alonso.

“Sot ne patëm një paraqitje të madhe dhe treguam shpirt të madh”, deklaroi fillimisht Conte.

“Në qoftë se ne ishim në gjendje të pushtonim fushën e tyre, kjo tregon se kemi zemër dhe karakter”, ka shtuar ai./Lajmi.net/