Conte e këshillon Hazardin, i tregon si fitohet Topi i Artë

Antonio Conte beson se Eden Hazard duhet të fitojë më shumë trofe nëse dëshiron të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Sport

08/12/2017 16:25

Trajneri i Chelsea ka këshilluar yllin e skuadrës së tij se i duhet të fitojë më shumë trofe nëse dëshiron ta ketë rastin për ta fituar ‘Topin e Artë’.

Hazard edhe pse ndihmoi Chelsean në triumfin në Premierligë sezonin e kaluar, nuk ka arritur të hyjë në rrethin e ngushtë të ‘France Football’ për Topin e Artë, duke u renditur vetëm i 19-ti.

“Jam i befasuar. Po e përsëris gjithmonë fjalën e njëjtë: Nëse doni të fitoni Topin e Artë duhet ta fitoni titullin në ligë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

“Është e rëndësishme të arrini fitore të mëdha. Eden është një lojtar i ri dhe ka potencialin për të përmirësuar vendin e tij në renditje, dhe më duhet ta përsëris, nëse doni të jeni më i mirë ju duhet të fitoni”.

Kujtojmë se Topin e Artë për vitin 2017 e ka fituar Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/