Conte dhe Mourinho i japin fund “luftës”

Antonio Conte nuk është i shqetësuar aspak nga deklaratat e fundit të Jose Mourinhos.

Sport

13/01/2018 21:02

Të dy trajnerët së fundi kanë parë një betejë të hapur me deklaratë, duke akuzuar njërin-tjetrin e duke mos lënë anash edhe ofendimet.

Një ditë më parë, Mourinho deklaroi se nuk do merret më me Conten.

E rreth kësaj deklarate, sot është pyetur edhe Conte, pas ndeshjes Chelsea – Leicester, e cila përfundoi 0-0.

“Unë thash se ndalem. Vlen e njëjta gjë për mua. Nuk e di nëse ai këtë e tha për mua, nuk jam i shqetësuar, po flejë shumë mirë”, ka deklaruar Conte./Lajmi.net/