Conte deklarohet pas fitores ndaj Burnleyt

Chelsea është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Burnley.

Sport

19/04/2018 23:57

Në kuadër të xhiros së 34-të, ‘blutë’ kanë mposhtur 1:2 në udhëtim skuadrën e Burnleyt, me një autogol të shënuar nga Jong dhe një gol të Moses.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, është deklaruar i lumtur me rezultatin, teksa ka shtuar se skuadra e tij nuk mund ta llogarisë vetën jashtë Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se i merituam tre pikët që nga fillimi deri në fund të ndeshjes”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes.

“Nuk është një kundërshtar i lehtë. Duam të fitojmë çdo ndeshje të mbetur. Ne nuk mund ta llogarisim veten jashtë lojës për Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/