Conte: Chelsea nuk është skuadra më e mirë në Premierligë, ja kush është

Antonio Conte ka treguar modestinë e tij derisa ka folur për skuadrat më të forta të Premierligës.

Sport

10/03/2017 19:35

Ai përkundër insistimit të gazetarëve në konferencë për shtyp, ka deklaruar se skuadra e Chelsea nuk është skuadra më e fortë në Premierligë, pavarësisht renditjes.

Italiani ka shtuar se skuadrat nga Mançesteri, Unitedi dhe City, kanë skuadrat më të mira.

“Skuadrat nga Mançesteri kanë skuadrat më të mira në Premierligë”, ka deklaruar Conte./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6