Conte beson në Champions

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte është i bindur se do të arrijë ta fitojë Ligën e Kampionëve, në të ardhmen. Strategu i Bianconerëve ka dështuar në dy tentimet e para, duke u eliminuar në çerekfinale të edicionit të kaluar dhe në fazën e grupeve të stinorit aktual. Por, Conte beson se herët ose vonë do…

Sport

28/12/2013 19:20

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte është i bindur se do të arrijë ta fitojë Ligën e Kampionëve, në të ardhmen.

Strategu i Bianconerëve ka dështuar në dy tentimet e para, duke u eliminuar në çerekfinale të edicionit të kaluar dhe në fazën e grupeve të stinorit aktual.

Por, Conte beson se herët ose vonë do t’ia arrijë qëllimit. “Nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë për të fituar Ligën e Kampionëve sepse jam i sigurt se në të ardhmen do ta fitoj”, deklaroi Conte nga Dubai për Sky Sport 24.

“Në këtë moment nuk varet shumë nga ne, por nga skuadrat tjera. Bayern Munich, për shembull, këtë vit i ka fituar të gjitha, kurse këtë sezon ka vazhduar të fitojë duke investuar 60 milionë euro. Varet edhe nga zhvillimi nga këndvështrimi ekonomik nëse Italia do të arrijë të kthehet në nivelin që kishte dikur, kur luaja unë dhe ishim protagonist në Evropë”, u shpreh ai.