Conte: Asnjë pyetje për gjyqtarin?

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte është shprehur i kënaqur, por edhe ironik, pas fitores 2:0 në ndeshjen e kthimit ndaj Trabzonsporit. Bianconerët siguruan kualifikimin për në 1/8 e finales në Europa League, pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 4:0. “Ishim preciz dhe të përqendruar, zhvilluam një ndeshje të shkëlqyeshme. E kam thënë se nuk kemi…

Sport

27/02/2014 22:58

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte është shprehur i kënaqur, por edhe ironik, pas fitores 2:0 në ndeshjen e kthimit ndaj Trabzonsporit.

Bianconerët siguruan kualifikimin për në 1/8 e finales në Europa League, pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 4:0.

“Ishim preciz dhe të përqendruar, zhvilluam një ndeshje të shkëlqyeshme. E kam thënë se nuk kemi ardhur këtu për të mbrojtur avantazhin 2:0”, deklaroi Conte pas ndeshjes.

“Kemi bërë diçka më mirë se sa në ndeshjen e parë në Torino. Nuk më bëni asnjë pyetje për gjyqtarin?”, shtoi Conte në mënyrë ironike pas akuzave për ndarjen e drejtësisë në derbin e Torinos në fundjavën e shkuar.

Në fazën e ardhshme të garës, Juventus do të ndeshet me rivalin nga Serie A, Fiorentina. “Nuk do të jetë duel i lehtë”, pranoi ai.