Conte afër shkarkimit nga Chelsea

Drejtuesit e skuadrës londineze pritet të shkarkojnë nga detyra trajnerin Antonio Conte.

Sport

21/05/2018 22:55

Sipas mediumeve BeIN Sports dhe Premium Sport, një njoftim i shkarkimit mund të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme.

Italiani mori detyrën te Chelsea në verën e vitit 2016 dhe fitoi Ligën Premier në sezonin e tij të parë.

Megjithatë, sezoni i tij i dytë i pa Blutë të mos kualifikohen për Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan në pozitën e pestë në tabelë.

Edhe pse Chelsea përfundoi me fitoren ndaj Manchester United në Ëembley duke u kurorëzuar me titullin e Kupën FA, drejtuesit e cilësojnë sezonin e dështuar.