Coman zbulon pikën e dobët të Bayern

Anësori i Bayern Munich, Kingsley Coman, duket se ka zbuluar se ku qëndron problemi me skaudrën bavareze.

Sport

15/11/2018 19:12

Francezi mendon se lojtarët e skuadrës po plaken dhe kampi ka nevojë për fytyra të reja.

Coman momentalisht vuan një dëmtim, i cili po e lë lojtarin larg fushave të blerta. Megjithatë, ai mendon se shumë shpejtë do të rikthehet në aksion.

“Do të më duhen edhe dy javë së paku, para rikthimit” ka thënë Coman, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Kurse sa i përket mesatares së moshës në skuadrën bavareze, ylli francez duket i shqetësuar.

“Kemi skuadër shumë të mirë, megjithatë e vërteta është se është duke u plakur” ishin fjalët e 22 vjeçarit.

Gjiganti e ka filluar sezonin e ri shumë larg pritshmërive. Ata momentalisht numërojnë shtatë pikë më pak se lideret nga Dortmund. /Lajmi.net/