Coman e fton yllin e madh te Bayern Munich

Kingsley Coman mund ta ndihmojë Bayern Munichun në transferimin e një lojtari.

Sport

09/12/2018 20:54

Kingsley Coman e ka ftuar Nabi Fekirin te Bayern Munich.

Anëtari i skuadrës gjermane ka thënë se bashkëkombësi i tij është i mirëpritur në ‘Allianz Arena’, përcjell “lajmi.net”.

Fekir është cak i Liverpoolit dhe Chelseas që disa afate, por që Coman dëshiron që atë ta transferojë Bayerni.

Francezi ka thënë se anëtari i Lyonit do të përshtatej shumë mirë në skuadrën e bavarezëve, që në këtë sezon po kalon nëpër një formë të dobët. /Lajmi.net/