Çollaku: Vendimi për vizat, fundi i epokës së izolimit të Kosovës

Rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën e ka gëzuar edhe këshilltarin e presidentit të vendit, Bekim Çollaku.

Lajme

18/07/2018 16:57

Përmes një postimi në Twitter, Çollaku ka thënë se lajmi i sotëm përbën fundin e epokës së izolimit për shtetin e Kosovës dhe hapjen e epoës së Kosovës evropiane, raporton lajmi.net.

“Lajm që e kemi pritu shumë gjatë në Kosovë. Fundi i një epoke të izolimit dhe fillimi i një epoke të Kosovës evropiane. Për të gjithë evropianët e Kosovës të cilët e kanë pritur gjatë këtë vendim me plotë meritë: Urime”, ka shkruar Çollaku./Lajmi.net/