Çollaku: Thaçi është njeri unifikues  

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se nuk sheh asnjë arsye që lideri i partisë së tij, Hashim Thaçi të mos bëhet president në vitin 2016.

Lajme

25/12/2015 22:51

“Duke qenë njeriu më I votuari në vend nuk shoh se si smund të jetë njeri unifikues. Ai është lideri më i respektuar”, ka thënë Çollaku për emisionin Komitet, transmeton lajmi.net.

Çollaku ka folur edhe për ndryshimet që do të bëhen në kreun e PDK-së, pas zgjedhjes së Thaçi president.

I pyetur se nëse numri dy aktualisht në PDK, Kadri Veseli do të bëhet kryetar i kësaj partie, Çollaku nuk ka pranuar të komentojë.

“Ajo i mbetet organeve të partisë. Unë nuk mund të komentoj por e di që ka një potencial të madh dhe ka njerëz të përgatitur dhe nuk besoj se do të mbetet vakum i madh pas shkuarjes së Thaçit”, ka thënë Çollaku./lajmi.net