Çollaku për AFP: Anëtarësimi në UNESCO do të sjellë zhvillimin e arsimit dhe shkencës

Kosova insiston që do të ruajë dhe mbrojë të gjitha trashëgimitë, pavarësisht përkatësisë fetare.

Lajme

08/11/2015 18:08

“Në Serbi, kërkesa e Kosovës për t’u bërë anëtare në UNESCO është keqinterpretuar si një përpjekje që të përvetësohen trashëgimitë kulturore serbe që gjinden në Kosovë”, ka thënë për Agence France Presse Bekim Collaku, Ministri i Integrimeve Evropian i Kosovës.

“Këto janë të pabaza dhe s’kanë të bëjnë me realitetin, dhe e kanë ulur nivelin e debatit dhe e kanë prishur atë me nacionalizëm”, transmeton lajmi.net

Ai ka thënë se mbështetja e UNESCO-s për zhvillimin e arsimit dhe shkencës është e domosdoshme, duke pasur parasysh popullatën e re të Kosovës, dhe ky anëtarësim do t’i ndihmonte Kosovës të promovojë “një paqe të qëndrueshme” në rajon.