Çollaku në Ferizaj: Trendi i migrimit ilegal, ngadalësues i procesit të integrimit

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, në një takim me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarçën, ka thënë se migrimi ilegal, i cili është shumë i theksuar në qytetin e Ferizajt, është faktor ngadalësues i rrugëtimit të Kosovës drejtë BE-së.

Lajme

15/01/2015 18:12

Çollaku ka thënë se çështjet që nxisin migrimin e parregullt, si fenomen e dukuri negative e shoqërisë kosovare, duhet adresuar.

“Sepse, vazhdimësia ose rritja e këtij trendi mund të jetë një faktor ngadalësues i rrugëtimit tonë drejtë Bashkimit Evropian dhe një faktor ngadalësues në marrjen e vendimit të merituar për qytetarët tanë, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai.

Për ta zbutur sadopak këtë, Çollaku tha se edhe kryetari Sfarça po bën përpjekje maksimale, me kapacitetet që ka komuna, të bëjë qeverisje të mirë lokale.