Çollaku: Mali i Zi në NATO hap që i ndihmon të gjithë rajonit

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku thotë se ftesa për Malin e Zi që të bëhet anëtari i 29 i NATO-s është hap shumë i mirë për integrimet Euro Atlantike për të gjithë rajonin.

Lajme

02/12/2015 09:41

Çollaku thotë se Kosova është gati t’i nënshtrohet procesit të njëjtë të reformës për anëtarësimin në NATO.

“Ky është një hap shumë i mirë për integrimet EuroAtlantike në Rajon. Kosova është gati që t’i nënshtrohet procesit të njëjtë të reformës për anëtarësimin në NATO-s”, ka shkruar ai në Twitter./ Lajmi.net