Çollaku: Kosova pret që këtë vit të nënshkruajë MSA-në

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, në një intervistë për revistën javore European Voice, ka deklaruar se Kosova pret që në muajt në vijim të nënshkruajë me Bashkimin Evropian marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si hapi i parë legal drejt anëtarësimit në BE.

Lajme

08/01/2015 20:05

Ndërkaq, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, ministri Çollaku theksoi se ky proces përbën një prioritet të lartë në agjendën evropiane të Kosovës sepse qytetarët e Kosovës janë populli i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në Bashkimin Evropian pa viza.

Për më shumë, Çollaku tha se liberalizimi i vizave mund të konsiderohet edhe si çështje e natyrës humanitare dhe jo vetëm e përmbushjes së kritereve teknike, transmeton Indeksonline.