Cole rikthehet në Arsenal?

Arsenali është duke konsideruar mundësinë e rikthimit të mbrojtësit Ashley Cole në klub në fund të sezonit. Cole, 33-vjeç e filloi karrierën e tij me gjigantin londinez para transferimit tek rivali i qytetit Chelsea më 2006, ku ka fituar një numër të konsiderueshëm titujsh. Por, pavarësisht suksesit, mbrojtësi i majtë ka humbur vendin në formacionin…

Sport

05/02/2014 09:52

Arsenali është duke konsideruar mundësinë e rikthimit të mbrojtësit Ashley Cole në klub në fund të sezonit.

Cole, 33-vjeç e filloi karrierën e tij me gjigantin londinez para transferimit tek rivali i qytetit Chelsea më 2006, ku ka fituar një numër të konsiderueshëm titujsh.

Por, pavarësisht suksesit, mbrojtësi i majtë ka humbur vendin në formacionin bazë në Stamford Bridge, me menaxherin Jose Mourinho që preferon opsione tjera.

Dhe, mes spekulimeve se Chelsea nuk do t’ia vazhdojë kontratën, Arsenali ka ndërhyrë duke shprehur interesim për rikthimin e tij në klub.

Sipas Daily Mail, Arsene Wenger mbetet adhurues i mbrojtësit dhe ka filluar të shqyrtojë mundësinë e angazhimit të tij.

Arsenali është aktualisht i mbuluar mirë në krahun e majtë të mbrojtjes me Kieran Gibbs dhe Nacho Monreal, por Cole shërben përvojë më të madhe, e pamundur të injorohet në fund të sezonit.