Cole largohet nga Chelsea

E ardhmja e Ashley Cole do të jetë larg Chelseat. Mbrojtësi anglez nuk e ka në opsion ekipin nga Stamford Bridge dhe po mendon ta gjejë një ekip tjetër, në vitet e fundit të karrierës.

Sport

20/05/2014 11:13

Ashley Cole pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, pasi ka zbuluar se qëndrimi në Stamford Bridge për të nuk është në opsion.

Kontrata e 33 vjeçarit me Blues do të përfundojë në muajin qershor, ndërsa ai u pensionua së fundmi nga Përfaqësuesja e Anglisë, duke mbetur jashtë Botërorit.

Jose Mourinho e ka preferuar kohë pas kohe Cesar Azpilicueta në krahun e majtë këtë sezon, por 51 vjeçari ka thënë se llogarit në futbollistin anglez, të cilin do ta donte edhe një sezon në ekipin e tij.

“Së bashku me menaxherin tim jam duke i shqyrtuar opsionet se ku do të luaj sezonin tjetër. Fatkeqësisht, duket se Chelsea nuk do të jetë njëri nga ta”, ka postuar mbrojtësi i majtë në Twitter.

Cole i është bashkuar Chelseat në verën e vitit 2006 nga Arsenali dhe e ka fituar një titull kampioni në Premierligë në vitin 2010, ndërsa triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve në vitin 2012, ndërkohë që është fitues edhe i FA Cup katër herë.