Cole feston me armiqtë

Ylli i Chelseas, Ashley Cole iu bashkua futbollistëve të rivalit Arsenali, në ndejën festive para Krishtlindjeve të mërkurën mbrëma, edhe pse menaxheri Jose Mourinho e anuloi kremtën e Blues. Sportsmail ka njoftuar se Cole, i cili beson se ishte i shoqëruar nga bashkëlojtarët Ryan Bertrand dhe Andre Schurrle, iu bashkua Arsenalit në një klub nate…

Sport

19/12/2013 15:40

Ylli i Chelseas, Ashley Cole iu bashkua futbollistëve të rivalit Arsenali, në ndejën festive para Krishtlindjeve të mërkurën mbrëma, edhe pse menaxheri Jose Mourinho e anuloi kremtën e Blues.

Sportsmail ka njoftuar se Cole, i cili beson se ishte i shoqëruar nga bashkëlojtarët Ryan Bertrand dhe Andre Schurrle, iu bashkua Arsenalit në një klub nate në Londër, vetëm 24 orë pas eliminimit të ekipit nga Capital One Cup, pas humbjes së befasishme nga Sunderland me rezultat 2:1.

Mourinho vendosi të anulojë ndejën vjetore festive të ekipit, që ishte caktuar fillimisht të zhvillohej po ashtu të mërkurën mbrëma.

Por, Cole dhe të tjerët ishin në disponim për të festuar andaj iu bashkuan ndejës së Arsenalit.

Për rastësi, Chelsea takohet me Arsenalin në Emirates Stadium, në përballjen ku në rast të fitores, ekipi i Mourinhos do të kalojë në pozitën e parë në ligë.