Coldplay do të performojnë në finalen e ‘Super Bowl’ vitin e ardhshëm

Pas Katy Perry, Coldplay janë përzgjedhur për të argëtuar publikun dhe Amerikën gjatë pushimit të lojës finale në Super Bowl.

ShowBiz

04/12/2015 15:32

Grupi britanik është përzgjedhur të performojnë për 50 vjetorin e Super Bowl.

Pasi këtë vit Katy Perryn e kanë shikuar një numër rekord prej 118.5 milionë shikues, lideri i grupit ka thënë se ata janë shumë të emocionuar për këtë performancë, transmeton lajmi.net.

Finalja ligës më të madhe të Futbollit në Amerikë është një ngjarje e vitit atje e madje vëmendja më e madhe e botës është te performuesit e 15-të minutëshit të pushimit dhe reklamat që shfaqen.

Coldplay kanë thënë se ky është një privilegj i madh dhe momenti më historik në karrierën e tyre, transmeton lajmi.net.

Megjithëse nuk kanë zbuluar se kush do të jetë mysafiri që do t’i bashkohet në skenë, grupi së fundmi kanë lansuar këngë me Beyonce dhe pikërisht ajo mund të jetë befasia./lajmi.net

YouTube player