Çokollatë shtëpiake për lyerje buke e gatshme për pesë minua – Lajmi.net
Çokollatë shtëpiake për lyerje buke e gatshme për pesë minua
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 14:51, 29 April 2018
Kur ta provoni një herë, më kurrë nuk do ta hani atë që e blini në dyqane!

 

Do të kënaqeni shumë, sepse do të jetë e sigurt edhe cilësia e çdo përbërësi.

Nëse jeni ndër ata të cilët kafjallin e fillojnë me ëmbëlsirë, atëherë kjo recetë është ideale për ju.

Shumicën e përbërësve me siguri i keni në frigoriferin apo dollapët e kuzhinës suaj, ndërkaq qumështin e kondensuar tani mund ta blini pothuajse në çdo dyqan.

Përbërësit:

– 150 g lajthi të qëruara,
– 100 g çokollatë të zezë,
– 1 lugë kakao,
– 300 ml qumësht të kondensuar e të ëmbëlsuar,
– ½ lugë e vogël ekstrakt vaniljeje,
– 2 lugë qumësht,
– kripë sa mund të kapësh me gisht.

Përgatitja:

Furrën nxeheni në 170 gradë. Mbështilleni tepsinë me letër për pjekje, shpërndajini lajthitë në tepsi dhe piqni 8 – 10 minuta.

Patjetër tundni një herë gjatë pjekjes.

Kur të marrin ngjyrë ari, futni në aparatin multipraktik dhe grimconi. Fikeni aparatin vetëm atëherë kur të marrin formën e ngjashme me gjalpin e kikirikëve.

Shkrijeni çokollatën në zjarr të lehtë, qitni qumështin e kondensuar dhe përzieni mirë.

Çokollatën, kakaon, ekstraktin e vaniljes, kripën dhe lajthitë qitni në aparatin multipraktik.

Kur të gjithë përbërësit të përzihen, shtoni qumështin si lyerje që të mos bëhen tepër të dendur. Përzieni, provoni dhe shtoni qumësht sipas nevojës.

Këtë kënaqësi me çokollatë mund ta mbani në kavanoz në temperaturë dhome katër ditë, ndërkaq në frigorifer deri në 30 ditë. /Telegrafi/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO