Çokollatë kundër diabetit

Arrijnë lajme të mira për të gjithë të gjithë simpatizuesit e çokollatës. Çuditërisht, çokollata mund ta zvogëlojë rrezikun për t’u sëmurë me diabet të tipit 2, pasi ajo është e pasur me ‘flavonoide’ Studimi Këtë përfundim e kanë studiuesit nga Universiteti i ‘East Anglia Medical School’ së bashku me ata të  ‘King’s College’ nga Londra,…

Lifestyle

23/01/2014 08:05

Arrijnë lajme të mira për të gjithë të gjithë simpatizuesit e çokollatës. Çuditërisht, çokollata mund ta zvogëlojë rrezikun për t’u sëmurë me diabet të tipit 2, pasi ajo është e pasur me ‘flavonoide’

Studimi

Këtë përfundim e kanë studiuesit nga Universiteti i ‘East Anglia Medical School’ së bashku me ata të  ‘King’s College’ nga Londra, që i kanë kontrolluar zakonet e ushqimit dhe e kanë monituruar rezistencën e insulinës dhe nivelin e glukozës në gjak tek dymijë gra.

Studimi është publikuar nga ‘Journal of Nutrition’. Çokollata nuk është i vetmi ushqim i përfshirë në kërkim. Edhe sasitë e mëdha të manaferrave, çajit, rrushit të kuq, magdanozit etj, kanë qenë pjesë të studimit.

Zbulimi

“Ata që konsumonin sasi të madhe të ushqimeve që përmbajnë ‘flavonoide’, kishin nivel të rezistencës së insulinës më të ulët në krahasim me ata që nuk i konsumonin ato”, shpjegon Aedin Cassidy, kryesues i hetimit.

– “Kemi zbuluar po ashtu se kush hante ‘antocianine’, ishte më pak i ekspozuar me inflamacionin kronik, që është i lidhur me sëmundjet kronike mjaft të frekuentuara si diabeti, obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri”, shtoi ai.

Çka janë ‘flavonoidet’

‘Flavonoidet’ janë komponentë kimikë natyrorë, që gjenden zakonisht në bimët e larta dhe veçanërisht të njohura dhe të vlerësuara për dobitë e tyre për shëndet. Antioksidantë të fuqishëm, janë të dobishëm për ta siguruar një funksionim optimal të mëlçisë, sistemit imunitar dhe kapilarëve.

Këta antioksidantë, në fakt, kanë provuar deri tash se janë në gjendje për ta mbrojtur çdo individ nga sëmundjet e ndryshme, të tilla si hipertensioni, por edhe problemet e zemrës, disa lloje të kancerit dhe ‘çmenduria’.

Ndër ushqimet e pasura me ‘flavonoide’ të këshilluara maksimalisht rekomandohen manaferrat, mollat dhe dardha. Kurse, sa i përket çokollatës, këshillohet me një dozë të limituar, sepse siç specifikojnë studiuesit, efektet e dobishme mund të reduktohen, varësisht prej kalorive që përmban ajo.