Çokollatat Kinder dhe Lindt, me elemente kancerogjene

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, kompania shkruan: “Foodwatch i ka njoftuar prodhuesit përpara se të publikonte rezultatet e testit dhe kërkoi largimin e produkteve nga tregu. Ata refuzuan. Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit e përshkruan MOAHs si një produkt kancerogjen dhe mutagjen.

Lifestyle

06/07/2016 16:00

Një kompani gjermane e kontrollit të ushqimit, ka kërkuar tërheqjen nga tregu të çokollatës Kinder si dhe të disa ushqimeve të tjera pasi gjatë testimit rezultoi që përmbanin elementë kancerogjenë.

Kompania “Foodwatch” e kontrollit të ushqimit,ka pohuar se në produkt janë është gjetur karbon i vajit oligomineral aromatik  (MOAHs), që krijohet gjatë procesit të rafinerisë së vajit.

Në testim janë marrë 20 produkte të ndryshme, tre prej të cilave rezultuan me nivele të larta rrezikshmërie, shkruan “The Independent”, transmeton lajmi.net.

është kërkuar që çokollata Kinder Riegel, çokollatat e vogla Lindt’s Fioretto Nougat  dhe një tjetër produkt gjerman të tërhiqen nga tregu .

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, kompania shkruan: “Foodwatch i ka njoftuar prodhuesit përpara se të publikonte rezultatet e testit dhe kërkoi largimin e produkteve nga tregu. Ata refuzuan. Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit e përshkruan MOAHs si një produkt kancerogjen dhe mutagjen.

Johannes Heeg, nga Foodwatch, u shpreh: “Në vend që ta largonin nga tregu dhe të pastronin raftet uke njoftuar konsumatorët, ata u shprehën që kjo gjë është konform ligjeve”. /Lajmi.net/