Çokollata na bën gjeni

Ndoshta ju e dini se ngrënia e çokollatës ju ndihmon të humbni peshë, ul shtypjen e gjakut dhe gjithashtu ul rrezikun që të prekeni nga sulmet në zemër.

Lifestyle

08/03/2016 22:14

Por, sipas një studimi të fundit, thuhet se çokollata ka edhe një veti tjetër shumë të rëndësishme, transmeton GazetaMonitor.

Ajo na bën më të mençur.

MSLS ka kryer studimin, duke analizuar një mijë persona dhe ka gjetur që personat që hanë çokollatë kanë memorie më të mirë dhe truri i tyre funksionon shumë më mirë.

Drejtuesja e këtij studimi, Georgina Crichton ka shpjeguar se nëse këto të dhëna që ata kanë gjetur përkthehen në veprime të përditshme, atëherë njerëzit që hanë çokollatë “mbajnë mend numrat e telefonave, mbajnë mend emra dhe kanë aftësi që të kryejnë shumë punë përnjëherë”, tregon ajo, transmeton GazetaMonitor.

Këto rezultate pozitive që ndërlidhin çokollatën me performanca më të mira kognitive janë mbresëlënëse sipas studiuesve.

Edhe pse ky grup studiuesish nuk mund të thotë me saktësi se si çokollata përmirëson funksionimin e trurit, ata besojnë se janë tre përbërësit kryesor të kakaos që ne duhet t’i falënderohemi dhe ato janë flavonoidet, kafeina dhe teobrominet./GazetaMonitor