Çokollata është mbrojtja më e mirë kundër rrudhave dhe problemeve tjera të lëkurës

Nëse ndonjëherë keni kërkuar justifikim për të ngrënë çokollatë, ja ku e keni - çokollata bën që të qëndroni të rinj.

Lifestyle

09/09/2016 06:04

Disa studiues kanë ardhur në përfundim se kakao si përbërës kyq në çokollatë, ka efekte anti-plakje.

Në fakt, ata besojnë se kakao ndihmon në mbrojtjen nga rrudhat dhe deri më tani është vërtetuar se qëndron mjaft efektive në luftimin e disa sëmundjeve, transmeton lajmi.net

Kakao në sasi të madhe largon rrudhat, njollat e zeza në lëkurë apo shenja të tjera të shkaktuara nga ekspozimi ndaj diellit. Përveç që largon rrudhat, kakao ndalon ndarjen e matricës lëkurës dhe kjo bën që në masë të madhe të parandalohet formimi i rrudhave.

Shkencëtarët nga Seul National University në Kore kanë testuar kakaon tek minjtë pa qime dhe për 2 muaj ka rezultuar me reduktimin e madh të rrudhave në lëkurë.

Çokollata përmban antioksidantë dhe kështu ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme si kanceri apo sëmundjet e zemrës dhe gjithashtu ndihmon tek personat me imunitet të dobët.

Sipas eksperëve, çokollata përmban veti antioksiduese më shumë sesa çaji i gjelbërt dhe vera./lajmi.net