Çokollata e zezë ju sjell 4 përfitime të mëdha shëndetësore

Çokollata e zezë ju mban larg disa sëmundjeve dhe çrregullimeve shëndetësore dhe tani po konsiderohet edhe më e shëndetshme sesa lëngu i frutave.

Lifestyle

01/06/2016 00:46

Këtu do të lexoni 4 përfitime të mëdha shëndetësore që vinë nga konsumi i çokollatës së zezë.

1. Çokollata e zezë ulë presionin e gjakut – Mjekët duhet konsideruar të përdorin një dozë çokollatë të zezë për të menagjuar me pacientët me hipertension, thotë studimi i fundit. Shkencëtarët në një Universitet të Australisë kanë gjetur se komponimet së ndodhen brenda çokollatës së zezë ndikojnë në stabilizimin dhe uljen e presionit të madh gjakut dhe nuk ndikojnë negativisht tek njerëzit me presion normal të gjakut, transmeton lajmi.net

2. Çokollata e zezë zbut simptomat e lodhjes së vazhdueshme – Komponimet brenda çokollatës së zezë janë efektive në zbutjen e lodhjes së tepërt të muskujve, plogështisë, problemet me kujtesen apo edhe dhimbjen e kokës. Pacientëve me simptoma të tilla i’u është dhënë një sasi çokollate për 15 ditë me rradhë dhe është vërejtur një ndryshim i mirë në shëndetin e tyre dhe vet pacientët e kanë pranuar se kanë ndjerë një lehtësim të madh dhe përmirsim në gjendjen e tyre shëndetësore.

3. Çokollata e zezë ndikon kundër djegies nga dielli – Duke marrë parasysh se temperatuar janë duke u ngritur, kjo është shumë me rëndësi. Hulumtuesit kanë gjetur se përveç përfitimeve tjera shëndetësore, polifenolet si përbërës të çokollatës së zezë rrisin qarkullimin e gjakut afër lëkurës dhe kështu ajo mbrohet nga rrezet ultravjollcë. Por këto gjetje nuk janë të mjaftueshme për të ardhur deri tek një raport përfundimtar.

4. Çokollata e zezë është e mirë për zemrën – Ekspertët e shëndetësisë kanë bërë një studim duke gjetur se njerëzit që konsumonin çokollatë të zezë kishin një ulje të rrezikut për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare për 37%. Disa studiues kanë thënë se kjo ndodh për shkak se çokollata e zezë përmban shumë antioksidant madje edhe më shumë sesa një lëng frutash./lajmi.net