Coentrao bën gjestin më të turpshëm në histori të futbollit (FOTO)

Fabio Coentrao pas gjashtë vitesh la Real Madridin, për t’u rikthyer në Portugali.

Sport

17/07/2017 18:34

29 vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e Sportingut të Lisbonës.

Por, ambientimi në skuadrën e re duket se ka shkuar shumë mirë për mbrojtësin e krahut të majtë, që është lidhur aq shumë sa për ta harruar të kaluarën e tij.

Coentrao që vitet më të mira në karrierë i ka pasur te Benfica, nuk ka hezituar ta ofendojë këtë skuadër, kur është fotografuar me një tifoz të Sportingut, i cili mbante një shall në të cilin ofendohej ish skuadra e tij.

Sigurisht që një veprim të tillë, nuk do t’ia falin kurrë tifozët e Benficas Fabio Coentraos./Lajmi.net/