Coca-Cola po studion pijen e re me kanabis

Coca-Cola njihet në të gjithë botën për pijen e famshme me gaz, por shumë shpejt mund të njihet edhe për pijet me kanabis.

Fun

20/09/2018 18:31

Më specifikisht, Coca-Cola po diskuton që të investojë në pijet me “CBD.”

|CBD” është përbërësi i marijuanës që nuk ka vetitë psikoaktive të bimës, pra, nuk e bën përdoruesin të jetë nën efekt droge, siç mund të ndodhë me kanabisin. Por mund të marrë vetitë qetësuese e që ulin dhimbjet.

Industria e pijeve me gaz ka pësuar rënie në përgjithësi, tashmë që interesi i njerëzve është kthyer më shumë ndaj çajrave e ndaj pijeve më të dobishme për shëndetin.

Në anën tjetër, industria e marijuanës është duke lulëzuar. Kompania kanadeze me të cilën po diskuton Coca-Cola tani, Aurora Cannabis Inc, merret vetëm me këtë lloj tregu.

Në vitin 2011, shitjet e marijuanës së ligjshme ishin pak mbi 1 miliardë dollarë. Në vitin 2016 ka shkuar 4 miliardë, dhe në fund të vitit 2017 arriti 9 miliardë dollarë.

Heineken ka prodhuar që tani një pije me përmbajtje marijuane, edhe pse kjo lëndë mbetet shqetësuese në të gjithë botën.