Coca-Cola dietale, më e dëmshme se që kemi menduar, ja pse (Foto/Video)

Shkencëtarët sapo kanë zbuluar se pijet e ëmbla sikurse Coca-Cola dietale munden që në mënyrë dramatike ti rrisin rreziqet e sëmundjeve të zemrës.

Lifestyle

04/11/2015 09:30

Qysh në gusht, farmacisti Niraj Naik e kishte shokuar botën me qëndrimet e ti rreth pijeve dietale të Coca-Cola.

Qysh nga gllënjka e parë e deri pas 60 minutave e më shumë, britaniku i kishte shfaqur efektet që i ka kjo pije e tmerrshme në trupin tonë, transmeton lajmi.net.

DIET COEK INFOGRAPHIC

Ai thoshte se acidi fosforik e sulmon smaltin në dhëmbët tonë dhe se sheqeret artificiale që gjenden në pije të bën të shtosh peshë thuajse dy herë më shumë.

Por tani, vetëm pak muaj pas deklarimeve të Naik, shkencëtarët kanë raportuar se vetëm 2 pije në ditë mund ta rrisin në mënyrë dramatike rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Këto zbulime vlejnë për thuajse të gjitha pijet që janë të bëra me sheqer artificial, si p.sh. Coca-Cola, Pepsi etj.

Shkencëtarët besojnë që vetëm dy kanaçe në ditë mund ta rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme të zemrës për më shumë se 25%.

Hulumtimi i cili është bërë në Institutin Karolinska në Suedi, e ka përcjell shëndetin e 42,400 meshkujve për më shumë se 12 vite.

Ata kanë zbuluar se meshkujt të cilët pinin 2 kanaçe të pijeve si Coca-Cola apo Pepsi në ditë, ishin 23% më shumë të prirë që të vuanin nga sëmundje të ndryshme të zemrës.

Edhe pse femrat nuk janë testuar, këto zbulime mund të vlejnë në mënyrë të barabartë për dy gjinitë.

Këto pije më herët janë bërë të ditura që janë shkaktarë edhe të shtypjes së lartë të gjakut, diabetit, sulmeve dhe mbipeshës, prandaj nuk është befasuese fakti që këto pije kanë efekt shumë të keq edhe në shëndetin e zemrës sonë.

MAN HOLDING CHEST

Sidoqoftë, kur një zyrtar i kompanisë Coca-Cola është pyetur për deklaratat dhe hulumtimet e Niraj Naik, ai ka thënë: “Njerëzve ju ka pëlqyer pija Coca-Cola për më shumë se 129 vite. Si çdo pije tjetër edhe kjo është e sigurt për tu pirë dhe mund të shijohet si pjesë e një diete të balancuar. Ne ju mundësojmë juve disa zgjedhje të Coca-Cola sipas nevojave të konsumatorit, duke përfshirë ato me pak sheqer, pa sheqer apo pa kafeinë”. /Lajmi.net

YouTube player