CNN: Shqipëria do ta fitojë takimin në tavolinë

Analisti kryesor i CNN-it ka deklaruar për media se Shqipëria do të fitojë takimin ndaj Serbisë në tavolinë, me rezultatin zyrtar 3-0.

Sport

15/10/2014 23:37

Në bazë të njohurive të mëdha që ka për futbollin, analisti i CNN-it ka deklaruar për media, se Shqipëria do të jetë skuadra që do ta fitojë takimin në tavolinë, me rezultat 3-0.

Sipas tij, të gjithë e kanë parë se çfarë ndodhi në takimin e mbrëmshëm dhe se çfarë kanë bërë huliganët serbë.

Lojtarët e Kombatëres Shqiptare e kishin të pamundur të vazhdonin takimin për shkak të presionit psiçik dhe dhunës fizike që i është ushtruar ndaj tyre.