CNN në Mal të Zi pas deklaratës së Trumpit: “Do ta nisni luftën e Tretë Botërore?” – “Shkojmë n’kafe”

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar malazezët si njerëz agresivë që mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore, rrjeti televiziv CNN ka dërguar në Mal të Zi gazetarin me përvojë nga zonat e luftës Nick Paton Walsh i cili në plazhet e bukura malazeze ka folur me kamarierë dhe turistë -vajza bukuroshe duke e tallur Trumpin.

Lajme

20/07/2018 21:58

Walsh ka pyetur një kamarier:  “A jeni agresivë”, “Nuk e di, a po ju dukem i tillë”  është përgjigjur ai.

Ndërkaq gazetari ka pyetur edhe kryediplomatin Srgjan Darmanoviqin nëse ajo çfarë ka thënë Trump është pikërisht çfarë rusët kanë dashur të dëgjojnë.

“Ndoshta, kjo ishte një muzikë për veshët e tyre, por pavarësisht kësaj ne nuk po ndihemi më pak të sigurt”, ka thënë ai.

YouTube player