CNN: Luftëtarët e burgosur të ISIS rrëfejnë për jetën brenda këtij grupi terrorist (Video)

Lajmi.net ju sjellë një reportazh që CNN ka zhvilluar në një burg të kurdëve në veri të Sirisë ku po mbahen disa të burgosur, të cilët kanë qenë anëtarë të ISIS. Gazetari Ian Watson ka intervistuar katër prej tyre, ku ata kanë treguar se sa janë paguar nga ISIS për të luftuar me ta dhe çka u është premtuar atyre. 

Bota

28/10/2014 17:55

“Të burgosurit, me sy të lidhur janë sjellë në këtë dhomë me lagështi, një nga një, dhe ata po fillojnë që të tregojnë historinë e tyre. Jemi në burgun që udhëhiqet nga militantët kurdë në veri të Sirisë. Ata nuk na lejojnë që ne të shohim qelitë ku mbahen të burgosurit, por se thonë se ata, të gjithë janë pjesëtarë të ISIS”.

“Kur i burgosi i parë ulet, unë i lutemi rojës që t’ia heq shaminë nga sytë. I burgosuri duhet i çuditur kur sheh një të huaj që i është ulur pranë”. Kur i burgosuri i dytë arrin, duke u dridhur nga frika, unë i prezantohem dhe i them se jam gazetarë amerikan”.

“Një njeri që quhet Suleiman dhe që thotë se është nga Siria, pretendon se ai ishte detyruar që t’i bashkohej ISIS-it, për shkak se frikësohej për sigurinë e familjes së tij”.

Kështu nisë rrëfimi gazetarit në një kronikë, të parën e këtij lloji në një medium ndërkombëtar, i cili sjellë atmosferën e të burgosurve – luftëtarë të IS-it – në burgjet e luftës të ndërtuara nga kurdët e Sirisë.

I burgosuri, luftëtar i IS-it, i njohur si Sulejmani, tregon se si kishte planifikuar të realizonte një sulm me bombë në një bazë të kurdëve.  

Ai thotë se asnjëherë nuk ka qenë në territoret e kontrolluara nga ISIS, por pranon se është pjesëtarë i ISIS. Sulejmani beson, se bomba të cilën ai e kishte telekomanduar ka vrarë edhe nipin e tij dhe se shton se ka marrë 3 mijë e 600 dollar për këtë punë.

“Ata thanë se ne po luftojmë për islam dhe për drejtësi”, thotë Suleiman. “Ata na gënjenin ne. Na shfrytëzuan ne sepse ishim të varfër dhe të paditur”.

I burgosuri tjetër është shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Thotë se quhet Kareem. Ai tregon se është paguar 2 mijë dollarë për të luftuar për ISIS-in kundër sirianëve për një vit- dhe ai ka dëshmi se ka luftuar duke treguar edhe plagët e tij. Ai ngritë bluzën, ku shfaqet një hematomë e madhe me ngjyrë kafe në barkun e tij.

“Më kanë qëlluar tre herë në stomak”, thotë ai. Pretendon se ISIS i ka droguar luftëtarët e vet, para se t’i dërgojë në beteja.

“Ata na japin drogë. Kryesisht janë hapa që të sjellin halucinacione, të cilat të bëjnë që të shkosh në betejë dhe të mos mendosh fare se a do të vdesësh”.

Kareeem thotë se ka luftuar përkrahë ISIS-it për një vit. Ai tregon se luftëtarëve u ishin premtuar gra nga ISIS. Shumica e luftëtarëve, bënë të ditur se janë të huaj, dhe se është e vështirë të komunikohet me ta sepse ata flasin dialekte lokale të arabishtes.

Përpara se të burgosej nga kurdët, Kareem pretendon se ka parë se si ISIS ua kishte hequr kokën shumë të burgosurve.

“Sa herë që ISIS shkon në një territor të ri, njerëzit që nuk i përmbahen rregullave islamike shpallen si të pafe. Çdokush duhet t’i përmbahet rregullave të ISIS. Edhe vajzat që nuk kanë mbulesë duhet ta vënë atë, ose atyre u priten flokët”.

Burgosuri i fundit është Jaber, një ish-mësues dhe baba i dy fëmijëve, i cili ishte marrë me telekomandimin e veturave me bombë.

I pyetur se çka do të bënte nëse do më gjente në rrugë, përderisa po patrullonte me ISIS, ai tha: “Fati yt do të ishte vdekja. Dhe ka shumë lloje të ndryshme të vdekjeve- ata do të të torturonin natyrisht, ndoshta edhe do ta hiqnin kokën, ose do të fillonin të t’i këpusnin duart. Ata nuk të qëllojnë me plumb në kokë pa të torturuar paraprakisht”.

Është e pamundur që CNN të konfirmojë nëse këto rrëfime që ata i thanë janë të vërteta. Por, ajo që u pa gjatë intervistave, ishte se këta të burgosur nuk kishin ide se çka po ndodhte jashtë, duke përfshirë këtu edhe koalicionin e SHBA-ve për të sulmuar nga ajri ISIS-in.

E kur ja dhamë këtë lajm Suleimanit, ai u duk i çuditur.

“Shpresoj që t’i vrasin që të gjithë”, tha Suleimani, transmeton lajmi.net.

(Marrë nga CNN, përgatiti Lajmi.net)