Çmimi marramendës i karrocës për vajzën e Zaimina Vasjarit

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Xing me Ermalin", Zaimina i habiti të gjithë kur erdhi në studio me karrocën e bebit, me lëkurë të zezë dhe moderne.

ShowBiz

25/03/2018 14:15

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Zaimina i habiti të gjithë kur erdhi në studio me karrocën e bebit, me lëkurë të zezë dhe moderne.

Zaimina dukej një mami shumë seksi teksa shtynte karrocën për të cilën u shpreh se një princeshë si Khloe, e meriton një të tillë.

“Ka ardhur me karrocë, ka ardhur me vajzën, eh ta dini ju njerëz sa lekë ka bërë kjo karroca”, u shpreh Ermali dhe menjëherë me siguri jeni bërë kurioz.

Nga një kërkim i thjeshtë “Xing.al” zbulon se karroca e zezë prej lëkure, e vajzës së Zaiminës kushton plot 1,424 euro.