Çmimi marramendës i aksesorëve të Ritës në “MTV EMA”

Të dielën u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "MTV Europe Music Awards".

ShowBiz

14/11/2017 09:26

Nikoqire e kësaj ceremonie ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shkruan lajmi.net.

Rita ishte personazhi më i komentuar i mbrëmjes, më së shumti për shkak të paraqitjes së saj në tapetin e kuq, ku u shfaq e veshur me robdeshambër dhe peshqir në kokë.

Edhe pse dukej se kjo veshje e Ritës ishte si shkak i mos përgatitjes në kohë, Rita ishte e grimuar dhe bartte aksesorë.

Kur jemi tek aksesorët, Rita kishte bartur varëse dhe vathë të markës Lorraine Schwartz të punuara me gurë diamanti, kurse sipas prestigjiozes “Vogue”, çmimi i tyre ishte 8 milionë dollarë.

Përveç kësaj veshje, gjatë drejtimit të ceremonisë Rita kishte ndërruar edhe 12 palë veshje të tjera. /Lajmi.net/