Çmimi “Kadare 2016” ndahet në muajin maj

Çmimi “Kadare” për prozën më të mirë shqipe me vlerë 10 mijë Euro, i akorduar nga Fondacioni Mapo, këtë vit do të jepet në fund të Majit gjatë “Ditëve Letrare të Razmës”.

ShowBiz

30/03/2016 09:13

Shkrimtari Rudolf Marku është i pari autor shqiptar, i cili ka fituar çmimin letrar “Kadare” për prozën më të mirë shqipe.

Ai e mori këtë çmim nëntorin e vitit të shkuar, por pasuesi i tij do të shpallet në fund të majit 2016 duke krijuar një traditë të re në dhënien e këtij çmimi që do të përkojë me Ditët Letrare të Razmës.

Në një ceremoni të lançimit të çmimit “Kadare 2016” drejtues të Fondacionit Mapo bënë me dije ndryshimet në infrastrukturën dhe në jurinë e këtij çmimi.

Drejtori i Media Mapo, gazetari Alfred Lela, tha: “Këtë vit do të jepet në Razëm në fund të majit në kuadër të aktivitetit Ditët Letrare dhe kjo do të jetë tradita e dhënies së këtij çmimi”.

Në një ceremoni të lançimit të çmimit “Kadare 2016”, drejtues të Fondacionit Mapo bënë me dije ndryshimet në infrastrukturën dhe në jurinë e këtij çmimi.

Drejtori i Media Mapo, gazetari Alfred Lela, tha se “këtë vit do të jepet në Razëm, në fund të majit në kuadër të aktivitetit Ditët Letrare dhe kjo do të jetë tradita e dhënies së këtij çmimi”.

Në juri do të marrin pjesë: Agim Baçi, Preç Zogaj, Diana Çuli, Ylljeta Aliçka, Gilman Bakalli, Rudolf Marku, Alfred Lela.

Çmimi i fituesi i cili do të shpallet në Razëm më 28 Maj do të jetë 10.000 euro.