Çmimi i naftës pritet të vazhdojë me rënie

Agjencia Ndërkombëtare për Energji, thotë se çmimet e ulëta të naftës, ka të ngjarë të zgjasin edhe në vitin 2016.

Bota

10/07/2015 19:04

Në një raport të publikuar sot, ANE thotë se tregu botërorë i naftës vazhdon të jetë “masivisht i furnizuar” dhe se “aftësia për të absorbuar këto furnizime ka gjasa që të zgjasë”.

Çmimet e naftës janë stabilizuar kohëve të fundit, pas një rënie masive që ka filluar në verën e vitit 2014.

Ulja e çmimit të naftës ka dëmtuar ndjeshëm rritjen ekonomike në Rusi, ku ndikimi i sanksioneve ndërkombëtare, për shkak të veprimeve të Moskës në Ukrainë, ka bërë që vendi të ketë rënie prej 4,9 për qind të ekonomisë së saj.

Pavarësisht se ka rënë çmimi, këtë vit është prodhuar nivel i njëjtë i naftës si në vitin paraprak.