Çmimi i energjisë, sfida kryesore e biznesit në vend

Çmimi i energjisë është sfida më e madhe e biznesit në vend. Por qeveria është duke ndërmarr reforma që kanë për qëllim zhvillim e ndërmarrjeve dhe rritjen e aftësive konkurruese të tyre.

Lajme

30/03/2017 12:28

Kështu ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në takimin harmonizues “Vlerësimi i perspektivës së konkurrueshmërisë”, të organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me OECD-në.

Bajrami ka theksuar se iInstitucionet e Kosovës po iu nënshtrohen Outlookut të konkurrueshmërisë, i cili është një instrument që vlerëson rezultatet e konkurueshmërisë në Evropën Juglindore, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se projekte të tilla u ndihmojnë institucioneve qeveritare të dinë se ku janë me punët e tyre duke identifikuar dhe rezultatet e ndryshimeve të cilat po ndodhin në politikat e tyre.

“Përfaqësuesit e institucioneve kanë qenë shumë të përgjegjshëm, sepse me anë të këtij projekti  ne e dimë ku jemi dhe çka duhet të ndërmarrim. Një takim i tillë është frytdhënës, sepse përfshin përfaqësues të qeverisë, ministrive, OJQ-ve të cilët do të diskutojnë lidhur me boshllëqet lidhur me konkurrueshmërinë në vend”, tha ajo.

Ajo përmendi të arriturat si dhe ndryshimet që janë bërë në kuadër të rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe heqjen e barrierave të funksionimit të tyre.

“Ne si qeveri kemi ndërmarr reforma që kanë për qëllim zhvillim e ndërmarrjeve dhe rritjen e aftësive konkurruese të ndërmarrjeve tona. Deri tani kemi shënuar rezultate të kënaqshme me qëllim të ngritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve tona ne për përmirësimin e ambientit të biznesit”, deklaroi ajo.

“KIESA deri në vitin 2016 në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit ka organizuar 17 forume të biznesit gjithashtu janë organizuar nëntë  forume  jashtë vendit. Ne kemi organizuar gjithashtu 36 panaire që gjatë këtyre janë nënshkruar 50 kontrata. Çmimi i energjisë është sfida më e madhe e biznesit në vend. Ne kemi licencuar 8 zona ekonomike dhe të tjera. Meqenëse edhe qasja në financa është sfidë e madhe ne kemi krijuar fondin për garanci kreditore ku kemi kontribuar fillimisht me 3 milion euro dhe ky fond ka një kapital prej 18 milion euro” tha ajo.

Ndërsa, Jakob Fexer, menaxher i projektit Divizioni për Evropën Juglindore, u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të institucioneve që t’i shfrytëzojnë aftësitë e 20 ekspertëve që po marrin pjesë në këtë program.

“Nëse shikoni perspektiven e konkurueshmërisë ka pasur një dinamike te madhe. Ne jemi fatlum që të jemi të shoqëruar me 20 ekspert dhe dua të ju inkurajoj sa më shumë që të jeni të hapur dhe ndjehuni të lirë që të merrni ekspertizat e tyre. Ne jemi të bindur që reformat që rrisin kurrueshmërisë synojnë që të avancohet rritja ekonomike. Përfundimisht dua t’i falënderoj koleget e mi të cilët kanë punuar për këtë organizim dhe procesin e vlerësimit në Kosovë. Ne jemi pak a shumë në gjysmë të rrugës së procesit në perspektivën e konkurrueshmërisë. Ne Kosovë kemi ardhur vitin e kaluar. Ne do të fillojmë analizimin dhe  draftimin përfundimtar do ta publikojmë në pranverën e ardhshme”, tha ai.

Kurse, Hendricick Boschmacher menaxher i projektit gjatë prezantimit të këtij programi tha se që në fillim janë parë hapa pozitiv pasi u shpreh se nuk kanë pasur asnjë problem në mbledhjen e të dhënave, ku vlerësoi që janë fare pak fusha të cilat kanë mungesë të të dhënave.

“Ne jemi në fazën e dy vlerësimeve që janë të ndara e cila është vetëvlerësimi i qeverisë dhe vlerësimi i pavarur. Ne jemi shumë të impresionuar me progresin e arritur gjatë këtij vlerësimi. Janë 16 koordinator pra zyrtar qeveritar për të plotësuar kornizën e vetëvlerësimit. Objektivi është që të diskutohen boshllëqet që kanë mbetur për ti plotësuar vlerësimin dhe e në fund të vijmë në përfundim me qëllim që të diskutojmë se si mund të përshkruajmë status-kuon dhe të bëjmë një dokument i cili shërben si analizë”, tha ai.

“Pasi që të bëhen këto dy lloj vlerësime do të formulojmë rimodelimet e politikat dhe në fillim të gushtit do të dërgojmë kapituj dhe në fund të na tregoni se politikat të cilat do t’i rekomandojmë të na thoni se a doni ti përshtatni në punën tuaj të përditshme apo ti ndryshoni. Publikimi final do të bëhet në fillim të 2018.

Në projektin e OECD-s përfshihen fusha si harmonizimi mbi kornizën e vlerësimit anti-korrupsion, mbi vlerësimin e kornizës së arsimit dhe kompetencës, vlerësimit të politikave tatimore, kornizën e vlerësimit të bujqësisë, politikës vlerësuese të konkurrencës, kornizës së shoqërisë digjitale, ndërmarrjeve shoqërore,politikave dhe lehtësirave, turistike dhe kulturore , politikave të ambientit, energjisë, teknologjisë dhe inovacionit, politikës së investimeve dhe  promovimit,transportit,qasja në financa dhe politikave të punësimit.