Çmimi i biletave: Kosovë – Turqi

Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar çmimin e biletave për miqësoren e ardhshme mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Sport

13/05/2014 16:15

Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar çmimin e biletave për ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Turqisë.

Kosova do të luajë duelin e dytë miqësor, pas atij me Haitin, si nikoqire e Turqisë më 21 maj në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

“KE mori vendim edhe për çmimin e biletave për ndeshjen kundër Turqisë dhe do të jenë sikur në vazhdim: Biletat VIP do të kushtojnë 20 euro, për pjesën perëndimore 15 euro, në pjesën lindore 10 euro, ndërsa veri dhe jugu do të kushtojnë 5 euro”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“KE ka vendosur që për grupet e organizuara të tifozëve, deri në 100 bileta për secilin grup të kozerisë biletat të jenë 3 euro. Duke analizuar edhe rrjedhën e kampionatit, i cili ka hyrë në fazën përfundimtare KE u ka bërë thirrje ë gjitha organeve relevante që të jenë në nivelin e detyrave që gara të përmbyllën në mënyrën sa më të mirë”.